Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

“Se morëm mundimin që të ftonim operator ‘, ekspertët për eurobondin: Ka vetëm një të mirë

Në emsionin EkoFax po trajtohet tema e borxhit që u mor pak ditë më parë nga qeveria shqiptare, dhe sesi do shpenzohet ky borxh dhe a ishte vërtet një sukses i jashtëzakonshëm siç kryeministri deklaroi pak ditë më parë.

Të ftuar ishin auditues dhe ekspert ekonomie Azmi Stringa, Elona Shehu pedagoge dhe Zenel Hoxha presidenti i Dhomës Britani-Shqipëri. I pyetur nëse ishte për t’u marrë ky borxh edhe pa qënë në situatën Covid, eksperti i ekonomisë Stringa tha se po, ishte i parashikuar.

“Parashikimet për daljen në tregjet ndërkomëbtare në buxhetin e shtetit ishte miratuar që në dhjetor, por duke parë situatën për shkak të mbylljes së ekonomisë u pa edhe më e nevojshme. Ishin dy arsye përse ky borxh duhet të ishte marrë, e para rifinancimi i borxhit që të maturon që të shlyejmë një borxh egzistues, pra borxh me borxh. Dhe dy mbulimi i nevojave për këtë vit” tha Stringa.

Ndërsa pedagogia Shehu e pyetur nëse i dukej një arritje ky borxh, tha se duhet parë niveli i transparencës.

“Dilema do të qëndronte tek norma e interesit, dhe ku do të shkojnë këto para, niveli i transaprencë që qeveria do të ketë për këtë borxh. Dhe a është niveli i borxheve më lartë se niveli i investimit” u shpreh Shehu.

Përsa i përket vlerës së riskut të këtij eurobondi, Shehu tha se ky borxh e ka një të mirë. “Nuk do të shkojnë për investime publike por për situata emergjente, e mira e vetme është se nuk do të kemi rritje të inflamacionit” tha pedagogia.

Ndërkohë Zenel Hoxha presidenti i Dhomës Britani-Shqipëri tha se qeveria duhet të ishte më transparente.

“Për të qenë  në një konluzion më të qartë, qeveria duhet të ishte më transparente, Shqipëria duhet të kishte luajtur më fort nëse do kishte këshilltar më të mirë. Dihet shifra e konsulencës 800 mijë euro konsulencë, ndërsa kompania e konsulencës që ofroi Dhoma Britanike do ta ofronte falas konsulencën, dhe meqënëse ndodhi kështu me eurobondin e parë, këtë herë se morëm mundimin që të ftonim operator të tjerë të merrnin pjesë në këtë garë ” u shpreh Hoxha.(M.H/Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *