Ambientalisti i njohur, Sazan Guri ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Gjatë intervistës, ai iu bëri thirrje shqiptarëve që të shmangin shtrirjen në shezllone gjatë qëndrimin në plazh dhe kjo për dy arsye.
Së pari, për arsye shëndetësore duhet të shmangin shtrirjen në një vend ku më parë është shtrirë dikush tjetër. Së dyti, është një mënyrë e mirë për të kursyer para. Guri u shpreh se pushuesit mund të shtrihen në rërë, pasi është dhe shumë kurative.
“I bëj thirrje të gjithëve që të mos frekuentojnë shezllonet, se edhe lekë kursen edhe nuk shtrihesh aty ku është shtrirë më parë dikush tjetër, edhe ke rërën, çfarë e do shezllonin? Ku ka më mirë se sa të shtrihesh të zhytesh në rërë. Është kurative. Një herë një mjek i huaj mori disa njerëz, pacientë që vuanin nga sëmundje të ndryshme, dhe i lyu me rërë e baltë kurative, dhe i vendosi të bënin aerobi. Më pas ata u shëruan, i shëroi rëra, ata kujtonin se i shëroi aerobia.
Deti shqiptar për shkak të larmishmërisë së shkëmbinjve, që janë në pjesën malore të Shqipërisë, Shqipëria ka aq male sa po ta shtrish, është sa Gjermania… Të thuash të vësh doreza e maskë në plazh, kur ka një rërë që vrèt sëmundjet… Kjo rërë që është e verdhë, e bardhë, andej nga Shëngjini, rëra jonë plus që është 70 metër dhe shputa zhytet në këmbë, kjo rërë shëron të gjitha sëmundjet. Qytetarë hiqni dorë nga ulja në shezllon, zhytuni në rërë, 30 minuta deri në 1 orë në ditë ecje në rërë të thatë”, tha ai.