Një ngjarje e pazakonshme është regjistruar këtë pasdite në Korçë ku një makinë ka shpërthyer në flakë por fatmirësiht nuk ka njerëz të lënduar.
Një makinë tip BMW e cila sipo kishte dalë nga një pikë karburanti, është djegur në unazën e qytetit në afërsi të një karburanti ndërsa flakët dyshohet të jenë aksidentale.
Në momentin që makina ka marrë flakë drejtuesi i saj ka qenë jashtë makinës duke biseduar me një person tjetër dhe një një çast ka parë mjetin e tij të përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset dhe kanë shuar flakët, por nuk e kanë shpëtuar dot makinën ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)