Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Jam i shokuar, as tani nuk e besoj atë që ka ndodhur”, zbardhet dëshmia e Sanxhaktarit, që vrau shokun e fëmijërisë: Atë natë pimë…

Është zbardhur dëshmia e Sokol Sanxhaktarit, i cili është i dyshuar për vrasjen e Florian Lamçes në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Elbasan. Sanxhaktari është shprehur se Lamçen e ka pasur shumë shok, dhe natën kur kanë ndodhur ngjarja kanë konsumuar shumë pije alkoolike, në disa lokale të ndryshme.

Sanxhaktari shprehet se nuk e mban mend as se pse e ka qëlluar Lamçen, dhe as se pse viktima i është përgjigjur, ndërsa shton se bashkë me ta në tavolinë ka qenë dhe Ardiano Hajdari.

“Jam i shokuar, me të kemi qenë shumë shokë. Kemi frekuentuar disa lokale natën vonë, dhe kemi konsumuar shumë alkool. Nuk e kujtoj as se pse më qëlloi dhe as pse e qëllova. As tani nuk e besoj atë që ka ndodhur. Në takim bashkë me ne ka qenë Ardiano Hajdari”, është shprehur Sanxhakatari.

Mësohet se në momentin kur është dërguar nga spitali për në komisariat, Sanxhaktari ka qenë i pavetëidjshëm, dhe dyshimet e grupit hetimor janë që ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Sanxhaktari është dhëndri i ish kryebashkiakut Qazim Sejdini, ndërkohë që viktima Florian Lamçe, dyshohet si një vrasës me pagesë.

Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi. Mësohet se ata kishin pirë alkool tërë natën me njëri-tjetrin dhe në rrethana ende të paqarta ata kanë nisur të konfliktohen me sende të forta e shishe teksa kanë qenë të gjithë nën ndikimin e alkoolit.

Për pasojë të tre personat, përfshi dhe autorët, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, u lënduan lehtë. Ata aktualisht ndodhen në komisariatin e Elbasanit, ndërsa ka qenë e pamundur marrja e dëshmisë së tyre, pasi ende nuk iu kishte dalë pija.

(E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *