Avokat i njohur Spartak Ngjela ka dalë në mbrojtje të ambasasdorit amerikan në Tiranë, Donald Lu-së. Në një postim të tij në Facebook Ngjela i kujton ish-kryeministrit Berisha, se Donald Lu ishte me shërbim të lartë diplomatik në Pakistan-Hindi-Afganistan në kohën kur Amerika likujdoi Bin Ladenin.
“Berisha nuk duhet ta quaj të thjeshtë prezencën e tij këtu: ka edhe këtu ISIS dhe ALKAEDA. Mos shko më tej! do likuidohen në Shqipëri që të dy: edhe korrupsioni, edhe mbeturinat e terrorizmit islamik, se janë te lidhur me njëri-tjeterin…”shkruan Ngjela.
Postimi:
“Nuk guxojmë të lejojmë që të ndodhë gjenocidi ndaj një populli me histori 3000-vjeçare – Joschka Fisher, 1999
Kështu deklaroi për shqiptarët ministri i jashtëm i Gjermanisë në prag të bombardimit të Beogradit nga NATO.
Kurse këtu ne akoma lejojmë të livadhisin si pronarë, të korruptuar me sy nga orienti, dhe banditë që ndihmën perëndimore amerikano-gjermane e quajnë dhe cënim të sovranitetit.
Akoma Saliun degjoni? Apo taborin e tij? Të gjithë janë të korruptuar… dhe persona që urrejnë shqiptarët pasi i kanë grabitur. Por…
Janë në fund.
Shpresojnë për të pamundurën. Dhe kanë dhe kurajë të flasin edhe kundër ambasadorit amerikan, pse ky është me shqiptarët dhe për shqiptarët kundër korrupsionit.
Sali! ka qënë me shërbim të lartë diplomatik në Pakistan-Hindi-Avganistan, ambasadori Donald Lu, kur u likuidua Bin Ladeni. Mos e quaj të thjeshtë prezencën e tij këtu: ka edhe këtu ISIS dhe ALKAEDA. Mos shko më tej! do likuidohen në Shqipëri që të dy: edhe korrupsioni, edhe mbeturinat e terrorizmit islamik, se janë te lidhur me njëri-tjeterin…
Vetingu filloi… erdhën dy personalitete të spikatur amerikanë në fushën e hetimit dhe jurisprudencës, dhe shqiptarët e pritën me gëzim dhe shpresë lajmin.
Të gjithë shqiptarët me gëzim kanë rrokur dhe po jetojnë me shpresën e shpëtimit nga zgjedha mesjetare e liderëve të tyre të korruptuar…”, shkruan Ngjela në Facebook. (J.V/Shuplaka)