Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin si dhe kandidate për deputete e Partisë Socialiste në Tiranë, Elisa Spiropali në një intervistë për ‘FaxNews’ në emisionin ‘Pushtet’ me gazetaren Juela Meçani është shprehur se qytetarët e Kamzës ndihen të keqtrajtuar nga PD-ja pas marrjes së votës.
Spiropali tha se ja kupton vështirësinë Flamur Nokës i cili kandidon për Partinë Demokratike në Kamëz, pas zhgënjimit të qytetarëve nga kjo parti.
Ndërkohë Spiropali foli edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se nuk ka krahasim me Lulzim Bashën për të bërë punë.
Elisa Spiropali:
Njerëzit duhet të dëshmojnë që vota nuk është e dhënë një herë e përgjithmonë, por votojnë për ata që punojnë. Sapo erdha nga Paskuqani dhe ndihet nevoja për të ndryshuar në atë vend, ata që ja kanë marrë votën për 30 vite nuk i kanë zhgënjyer, por i kanë keqtrajtuar.
Ai që ishte kryetar bashkie thoshte Kamza ime Kamza ime, ka qënë qeverisja më e keqe në Ballkanin Perëndimor.
Politika i jep emër të keq vendeve sidomos kur përdor ndasitë për origjinën, janë 30 komunitete të ndryshme që jetojnë bashkë.
Është dëshmia më e gjallë se si punojmë ne. Ai që ishte, iku e la Kamzën, iku në Dibër, ka lënë Flamur Nokën që ska ca të thotë dhe seriozisht që ja kuptoj vështirësinë se janë njerëzit që i kanë marrë besimin.
Është burrë? Edhe? Unë besoj te forca e karakterit po jo e gjinisë. Mua nuk më trembin betejat politike.
Mendoj se është e domosdoshme dhe jemi të pakonkurrueshëm në numrin e femrave pra të barazisë gjinore. Unë nuk e kam garën me kolegët e mi, unë e kam mision të timin për të marrë një rezultat histori në ato bashki.
Nga maji qershori mund të hapemi, deri në fund të vitit besoj do e kemi hedhur këtë të keqe mbrapa krahëve.
Unë jam shumë e keqardhur për deklaratat e Sali Berisha, do të kisha dashur që ai të ruante një nivel dhe të diskursit të tij. Deklaratat e tij për vaksinat dhe vdekjet.
Është fitore e madhe e vullnetit të palëkundur të Edi Ramës dhe për të çliruar Shqipërinë, nuk e marrim ne fitoren elektorale me shpëtimin e jetës, por dëshmon shumë për karakterin e liderit që kemi. Larg o Zot të kishte qënë ndonjë nga ata kandidatët që ka në listë, të kishte qënë Nard Ndoka Ministër Shëndetësie e Lulin në gjumë.
Sali Berisha mund të ketë 100 mëkatet e tij dhe mëkati i tij është që nuk bëhet bashkë me këtë iniciativë si mjek. Normalisht që s’ka krahasim me Lulin për të bërë punë, nuk është as zot i shtëpisë së tij. Më shumë zot janë Iliri dhe Monika që e marrin në telefon nga mëngjesi deri në dark ca duhet të bëjnë dhe normalisht dhe babai i tij që ka në shtëpi.
Pse e meriton një mandate të 3. Për të gjitha arsyet, jo se i kemi bërë të gjitha, por kemi bërë punët me radhë. Me themele e kam fjalën për financa, ndryshe nuk do e kishim përballuar dot as tërmetin e as pandeminë.
(R.G/Faxweb.al)