Dy ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi pamjet nga një udhëtim i tij në zonat malore të Tepelenës, vendlindjes së tij, në vendet e njohura si Kuç, Gusmar, Llufë.
I ndodhur ende prej disa vitesh tashmë në dyer e drèjtësisë për shkak të akùzave ndaj tij që nisën që me dyshímet për tráfikim drògë, shpèrdorim detyre apo lidhjet me personazhe të botës së krímit, Tahiri ka qenë shpesh shènjestër e akùzave politike po jo vetëm.
Por as këtë herë nuk e ka kursyer iròninë ndaj tij edhe ish-kryeministri, Sali Berisha i cili në njërën nga fotot e publikuara nga Tahiri në rrjetet sociale, ka bërë fotomontazh duke i vendosur në sfond një párcelë hásháshi.
Berisha shkruan përkrah fotos: “Háshash pushime”. Nuk ka vonuar as vetë protagonisti i fotos, ish-ministri i cili i ka bërë shere statusit të Berishës në Facebook dhe përkrah shkruan se ky i fundit është personi që nuk e zhgènjen asnjëherë.
“Vetem ky s’me zhgènjen kurre ???”, shkruan Tahiri./(F.GJ/FAXWEB.AL)