Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Berisha publikon mesazhin e biznesmenit socialist: Jam 3 milionë euro humbje, tatimet më kanë vënë afat 24 orë për shlyerjen e detyrimeve, e kam shpirtin plot me trishtim

Si të mos mjaftonin pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit të kaluar që prekën edhe bizneset duke nisur nga ato të vogla, mesatare deri tek sipërmarrjet e mëdha, këtyre ju duhet të përballen edhe me pasojat që kanë shkaktuar masat ndaj Covid-19 por edhe fuqia blerëse.

Një rast i tillë është sjellë në vëmendje nga ish-kryeministri, Sali Berisha i cili ka publikuar mesazhin e mbërritur në adresë të tij nga një biznesmen, që thotë se është socialist.

Referuar Berishës, biznesmeni ka afat 24 orësh nga Tatimet për të shlyer detyrimet, në të kundërt do ti bllokohen të gjitha llogaritë bankare, ndërkohë që ka 28 vjet që operon në treg.

Reagimi i plotë: Historiku i dhimbshem i vrasjes se nje biznesi! Covid19 i shkaktoi mbi 3 milione euro humbje. Edvini me narkotatimoret e tij e dregon drejt falimentimit. Lexoni rrefimin e dhimbshem te nje biznesmeni socialist. Denoj me ashpersi kete qendrim armiqesor dhe vertet vrastar te narkoshtetit ndaj bizneseve. sb

I nderuar doktor, sot kam perjetuar nje nga skenat me te dhimbeshme ne jeten time te cilen dua ta ndaj me ju. Un kam 28 vjet ne biznes prodhues dhe ne masen 99% ndjek ligjin. Bashke me bashkshorten shkuam te blejme materiale disifektuese dhe pastrimi anti kovit tek nje nga firmat prodhuese ne Durres qe kane 29 vjet ne treg. Gjeta pronaren nje nga zonjat me te respektuara te qytetit tim qe qante. Eshte kimiste 69 vjece.

E kishin telefonuar nga tatimet duke e kercenuar nese neser nuk paguan taksat dhe sigurimet te henen do ju bllokojme nr e llogarive bankare. Un e di se termeti kesaj familje bisnesmenesh ju beri nje dem 3.4 miljon €. Jan akoma ne gjyq me kompanin e sigurimit. Kane kredi bankare 45 000€/muaj. 76%e prodhimit ju ka ngelur stok pa shitur si pasoj e kovitit dhe mungesen e tregut.

Shteti duhet te nderhyje urgjentisht; te ngrije dhe shtyje per nje vit kredit bankare, te urdheroje tatimet te mos kercenojne biznesin por te shtyjne per nje afat 6/9 mujor afatin e pageses se taksave sepse bizneset tani po i ndjejne pasojat e kovitit qe do jene afatgjata. Mos lejoni falimentimin e bizneseve te ngritura me djers dhe gjak.

E kam shpirtin plot me trishtim dhe po ju zbrazem juve se mos kujt tjeter? Dhe un jam socialist por po shikoj shkaterimin e vendit tim dhe jam i trishtuar. Dikush duhet te frenoj qeverine qe ti therase mendjes para se te jete vone. Me falni per shqetesimin,duke e ndar me ju sikur lehtesohem. Me respekt.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *