Është arrèstuar në Maqedoni shtetasi Saimir Taullau. Në ngarkim të biznesmenit nga Lushnja ka pasur një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane, për ákuzën e tráfikimit të lëndëve nárkotike. Taullau njihet si person me precedentë të theksuar kríminale edhe në vendin tonë. Ai është dènuar disa herë për vrásje dhe tráfikim të lëndëve nárkotike, por gjithmonë ka mundur të fitojë lirinë.
Taullau ka qenë në hásmëri me bándën e Aldo Bares. Ai dyshohet nga pòlicia se ka gisht në vrásjen e dy të rinjve, ngarje e ndodhur tre vite më parë, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit. Mendohet që Taullau të ketë ndihmuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për të kryer këtë vrásje.
Saimir Tuallau njihet edhe si biznesmen në qytetin e Lushnjës, dhe më 24 nëntor 2018, iu bë një átentat në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij. 49-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Pòlicia e Shtetit si një person me prècedent të mëparshëm pènalë. Taullaut iu bë edhe një tjetër atèntat, në vitin 2017.
Familja Taullau njihet si rívale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vrá, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka ákuzuar si áutorë të vrásjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Kònflikti ka nisur në vitin 1997, kur bánda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.
Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Në dëshminë e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vr.anë. (E.K/Faxweb.al)