Saimir Tahiri bashkë me avokatin e tij do të shkojnë sot në Gjykatë për të mësuar vendimin që kjo e fundit do të japë ndaj tij, ndërkohë që rreth një vit më parë ai u dënua me 5 vite burg por që u konvertua nga gjykimi i shkurtuar 3.4 vitesh shërbim prove.
Seanca e fundit ndaj tij ishte më datë 11 Qershor ku ish-ministri u paraqit me një dosje voluminoze prej 138 faqesh, ndërsa sot njihet me vendimin e Gjykatës së Apelit ku Prokuroria e Krímeve të Rënda kanë kërkuar ndaj tij 12 vite burg.
Kjo e fundit e akuzon për vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kríminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kríminale”, “grup i strukturuar kríminal”.
Të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Tahiri akuzohet se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn dhe vëllezërit e tij për trafikun e drogës.