AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rudina Hajdari kundër shkarkimit të Metës: Konflikt personal me Ramën, të presim Gjykatën Kushtetuese

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së grupeve parlamentare se nuk është dakort me shkarkimin në mënyrë të përshpejtuar të Presidentit Meta.

Ajo argumenton se një vendim i tillë nuk duhet të ndërmerret në një kohë kur situate politike është e tensionuar dhe ky sipas saj është një konflikt personal midis Ramës dhe Metës.

Sipas Hajdarit, duhet të pritet ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të mos ketë përsëritje të procesit.

“Do të shohim si do të vazhdojmë në hapat nëvijim. Ky duket si një konflikt personal midis Ramës dhe Metës. Ne nuk kemi pse e nisim diçka dhe e lëmë përgjysmë. Do të presim deri në ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese për të dhënë qëndrimin tonë. Komisioni Hetimor duhet të shtyhet dhe të vendoset në një mment të dytë me ngritjëen e Gjykatës Kushtetuese që të mos merren vendime që mund të përsëriten. Këkrkesa për shkarkimin e Metës është pasojë e një konflikti personal midis tij dhe Ramës”, tha deputetja.

Më herët kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se sa më shpejt Meta të lërë zyrën e presidentit, aq më mirëe do të ishte për vendin. Balla tha se Kuvendi është duke ngritur Komisionin Hetimor, në mënyrë që të evidentohen shkeljet.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *