Në Kuvend po diskutohen sot amendimet për Komisionin e Reformës Zgjedhore, që do të plotësohet dhe me deputetët e opozitës së re, si dhe do të shtrojë dhe mundësinë për ndryshimin e sistemit.
Duke folur në Kuvend Rudina Hajdari dhe Nimet Musaj, dy kryesuesit e grupimeve të reja parlamentare u shprehën entuziast për atë që do të ndodhë tashmë që ata janë pjesë e grupit të reformës.
‘’Sot para nesh kemi një amendament shumë të rëndësishëm dhe kemi rënë dakort që në komisionin e ri do kemi disa amendime, kjo është arritje për opozitën.
Ne kemi detyrën për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor, do marrim të gjitha masat për mbrojtjen e listave zgjedhore.
Kemi 30 vjet që kontestojmë rezultatet, do marrim masat për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Hajdari në Kuvend.
‘’Jemi në një ditë të rëndësishme, shpre gadishmërinë për sfidën e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Grupi ynë i pavarur në bashkërendim me grupin demokrat kemi kërkuar hapjen e një debati.publik kombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Ne besojmë se pjesëmarrja jone ka kuptim vetëm nëse hapim debatin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sistem ka deformuar vullnetin e shqiptareve”, u shpreh nga ana tjetër Musaj.
(E.K/FAXWEB.AL)