Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Hajdari e vendosur: Beteja ime është për ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari gjatë një proncimi për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, theksoi se beteja për ndryshimin e Reformës Zgjedhore, janë listat e hapura.

“Tani jemi duke folur për gjëra që i kanë  në dorë ekspertët dhe jo më politika tani duhet të kodifikojmë atë marrëveshje. Beteja ime është në parlament ku ne do të diskutojmë gjerësisht për elementë që duhet t’i shtohen Reformës Zgjedhore. Duhet të shtojmë disa elemente që ka të bëjë me listat e hapura si minimumi i kërkesës së opozitës paralamentare. Ne do të fillojmë të propozojmë mbi atë që është kërkuar edhe nga disapora votën e diasporës. ” tha Hajdari.

Sipas Hajdarit, KP e ka përfunduar  pjesën politike të marrëveshjes ndërsa kompetencat theksoi ajo janë tashmë në dorë të ekspertëve ndërsa shtoi se kësaj marrëveshje do t’i shtohen disa elemente pa e ndryshuar atë

“Këshilli Politik e ka përfunduar pjesën politike të marrëveshjes, tani po flasim për gjëra që i kanë në dorë ekspertët. Tani duhet të kodifikojmë dhe ta çojmë në parlament. Beteja ime tani është në parlament, te komisioni i reformës për të shtuar gjërat e tjera. Pa ndryshuar marrëveshjen por duke shtuar disa elementë. Ne do të shkojmë duke propozuar elementë shtesë, listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit.

Do të fillojmë që të propozojmë votën e diasporës, do të ngulim këmbë në këtë propozim, pasi ata emigrantë që e kanë mbajtur Shqipërinë me remitanca tu jepet kjo e drejtë. Edhe te administrata dhe pse jo të shikojmë mundësinë e numërimit elektronik. Beteja ime në këtë këshill ka mbaruar, tani nuk duhet të merremi me në aspektin politik, por t’ua lëmë në dorë ekspertëve dhe në parlament të shtojmë të tjerat”, tha Hajdari.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.