Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar për takimin ndërmjet kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, në kuadër të “Mini-Shengenit” Ballkanik.
“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga #Belgrade për në #Tiranë kalon nëpër #Prishtina. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”- shkruan Kurti.