60 kontrollorë të AlbKontroll kanë hyrë në grevë këtë të martë për shkak të 5 pushimeve të papritura nga puna.
Bëhet me dije se 5 personat e pushuara janë Flora Ndreca, Muhin Mezini, Nelton Shabani, Gentian Hodo dhe Edvin Bakiri.
Kontrollorët thonë se u thirren direkt nga drejtuesit dhe u njoftuam per pushim nga puna por ata refuzuan të firmosin.
Përsa i përket fluturimeve të deri tanishme gazetarja e ‘FaxNews’, Mirilda Tili bëri me dije se në punë janë edhe 5 kontrollorë të tjerë. Por pritet që gjatë natës të ketë probleme me trafikun ajror, për shkak se nuk do të ketë kontrollorë mjaftueshëm në kullë.
Ndërkohë, një ditë më parë kontrollorët kanë zhvilluar edhe një takim me Presidentin e vendit të cilin e kanë vënë në djeni se rrezikohet siguria kombëtare.
“Kanë kërkuar rikthimin e nivelit të pagave pasi rrogat janë ulur deri në 70%, çka ka sjellë protestat. Ajo çfarë pritet të ndodh është se në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të thotë që do të kemi një bllokim të trafikut ajror pasi kontrollorët nuk do të jenë në punë për të ndihmuar në uljen dhe ngritjen e avionëve.
Duhet të deklarojnë që janë të stresuar, një kontrollor i stresuar supozohet që është shkaktar i një aksidenti ajror, prandaj është një nga punët me një stres të madh.
Alb Controll është e shoqërisë dhe normalisht është në autorësinë e Ministrisë së Infrastrukturës.
Raportohet për 5 pushime nga puna, 5 kontrollorë janë larguar.
Kanë pasur një takim me Presidentin dhe i kanë treguar që rrezikohet siguria kombëtare.
Janë edhe 5 kontrollorë dhe e kanë firmosur vetëm 60 kontrollorë, pritet që vështirësia të zhvillohet gjatë mesnatës nëse ata nuk do të meren në shqyrtim kërkesat e tyre. “, bëri me dije gazetarja e ‘FaxNews’ Mirilda Tili.
(R.G/Faxweb.al)