Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Rritja rekord e përfitimit me 30% krahasuar me një vit më parë, Korporata Energjitike shpërblen punëtorët me nga 200 euro bonus

Rritja prej 30% krahasuar me një vit më parë e përfitimit nga të ardhurat në Korporatën Energjitike të Kosovës, ka bërë që drejtori i saj, Njazi Thaçi të marrë një vendim i cili është pritur shumë mirë nga punonjësit me rastin e Vitit të Ri.

Të gjithë punëtorët e KEK do të kenë në llogaritë e tyre bankare nga 200 euro më shumë se pagat e rregullta. Ky shpërblim i është ndarë në emër të performancës se mirë qe rezulton me 23 milionë euro përfitim vjetor duke shënuar një rritje rekord për 30 % krahasuar me vitin paraprak.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë qe ndjehet i lumtur për rezultatet e arritura dhe natyrisht për këtë mundësi që punëtorët të mund të shpërblehen për punën dhe mundin e tyre me plotë meritë dhe jo vetëm pse është dëshirë e jona.

“Kemi performancë të jashtëzakonshme në të gjitha sektorët. Kemi tejkaluar të gjitha parashikimet pavarësisht se ky vit ka qenë shumë me sfidues duke marr parasysh problemet qe kemi pasur në fillim të vitit me mungesën e thëngjillit dhe procesin e shpronësimeve. Por, falë angazhimit maksimal të të gjithë punëtoreve kemi një profit prej 23 milionë euro qe shënon rritje rekord për 30 % me shumë sesa vitin paraprak”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar se pavarësisht këtyre rezultateve, KEK-u nuk ka bërë asnjë investim në organizimin e festave të fundvit, madje as nuk ka shpenzuar në dhurata dhe gjera të tjera.

“Gjatë gjithë kohës kemi qenë shumë të kujdesshëm në shpenzime. Kemi zvogëluar në minimum shpenzimet operative të cilat nuk lidhen me prodhim dhe siguri në punë. Në rastin e organizimeve festive ndoshta nuk është në pyetje shpenzimi por kemi qenë krejtësisht të përkushtuar në punë dhe nuk kemi menduar për organizime festive, pavarësisht së punëtorët e KEK-ut meritojnë ndoshta me shumë se secili sektor tjetër”, ka thënë Thaçi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *