Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka filur edhe në lidhje me rritjen e pagave nga ana e qeverisë për disa kategori.
Meta tha se gjithçka duhet parë, se ka një ndryshim mes atyre që thuhet në media dhe vendimeve te qeverisë.
Meta: Depozitim i ligjit për indeksimin e pagave nga ana e PL e vuri në presion dhe kompleks dhe është tjetër gje miratimi i ligjit atje ndërsa në cdo rritje page, ndihme pensioni, do të shikojnë deri në zbardhjen vendimeve se shpesh ka mos perputhje, mes atyre qe thuhet ne media dhe vendimeve te qeverisë. Kete e dine me mire fermeret, që kur shkojnë në sportele letrat janë bërë që të mos përfitojnë asgjë por të fitojnë klientet e qeverisë.