AktualitetBotaFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rritet mundësia për futjen në BE, Von der Leyen: Na duhet një fillim i ri, jam e përkushtuar për negociatat

Kandidatja për presidente e Komisionit Europian, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen deklaroi se mbetej e përkushtuar në fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përgjigjen e pyetjes së grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Von der Leyen tha se ”jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”.

”Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht”, porosit Von der Leyen, që mbështet dyert e hapura drejt vendeve të Europës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë anëtarësim në BE.

Ndërkohë, në një letër për social-demokratët, në vigjilje të votimit të nesërm në Parlamentin Europian për zgjedhjen e saj në funksionin e presidentit të Komisionit Europian, Von der Leyen tha se po planifikon  të propozojë një pakt të ri të BE-së për migrimin dhe azilin.

”Na nevojitet mënyrë e re e risistemimit të ngarkesës. Na nevojitet edhe fillim i ri”, thotë ajo.

Burimi: ATSH

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *