Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rriten frikshëm rastet e reja me Covid në të gjithë botën, mbi 3 milionë të infektuar vetëm gjatë javës së fundit (Çfarë po ndodh me vdekjet)

Rastet globale të COVID-19 u rritën me 10 për qind gjatë javës së kaluar, por vdekjet po bien, sipas azhurnimit epidemiologjik të përjavshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Rastet globale u rritën me 10 për qind gjatë javës së kaluar në mbi tre milionë raste të reja të raportuara. Numri i rasteve të reja arriti kulmin në fillim të janarit, më pas ra në javën që filloi muaji shkurt. Por, tani janë rritur për tre javët e fundit.

Të gjitha rajonet e OBSH-së kanë raportuar një rritje të rasteve të reja përveç Afrikës, raporton cnn.

Mbi 80 për qind e rasteve të reja të raportuara dhe vdekjeve vijnë nga Amerikat dhe Evropa.

Brazili raportoi numrin më të lartë të rasteve të reja – pak më shumë se 494 mijë – ndjekur nga SHBA, Franca, Italia dhe India.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.