AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rrëzohet dekreti i Metës, Fino i pakënaqur: Presidenti e ka personale me mua!

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve janë duke u diskutuar dy dekrete të tjera të presidentit Meta, mes tyre dhe disa ndryshime në ligjin për qeverisjen vendore. Në Komision ka qenë i pranishëm këshilltari i presidentit Bledar Dervishaj, i cili tha sekëto ndryshime në ligjin për qeverisjen vendore cënojnë procesin e vendimmarrjes së këshillave bashkiakë.

Dervishaj per ligjin për vetëqeverisjen vendore, arsyet e kthimit: Ky projektligj është shqyrtuar në dy komisione. Presidenti e shqyrtoi ligjin duke iu përmbajtur përmbajtjes së akteve. Ka bërë një vlerësim të kujdesshëm në raport me interesin publik. Dispozitat e nenit 1 janë një hap pozitiv. Referuar nenit 3 dhe 4, gjatë shqyrtimit janë propozuar disa ndryshime që jane pranuar dhe që synojnë procesin vendimmarrës….. janë ndryshime të pajustifikuara sepse nuk garantojnë mbrojtjen e interesit publik. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve ulet kontrolli i shtetit. Po krijohet nje kompetencë e re e autoriteteve vendore.

Mirëpo argumentimi i këshilltarit të presidentit është kundërshtuar nga relatori Bashkim Fino, i cili thotë se Meta e ka marrë personale me të, pavarësisht se e di shumë mirë procedurën ligjore që ndiqet në raste të tilla.

Bashkim Fino: Më vjen keq se në të gjithë relacionin po vërej me keqardhje që gjithë relacioni është drejtuar kundër relatorit. Me çfarë duket presidenti e ka personale me mua, presidenti e di si veprohet kur vjen një nismë.

Presidenti i nderuar ka qenë 4 vjet kryetar kuvendi, i di shumë mirë procedurat. Në cdo komision ka një relator. Është komisioni dhe relatori që bëjnë ndryshimet e nevojshme. Këtë praktike ka ndjekur Ilir Meta, këtë po ndjek dhe une. Jam relator kushtetues dhe i drejtë.

Jam dakort që presidenti ështe dakort per ngritjen e zyrave të Diasporës. Kur bëhet iniciator qeveria ne bëme disa ndryshime. Nuk e humbet të drejtën e pronësisë bashkia, i humbet pronësia vetëm kur shitet. Njësitë vendore jane tërësisht autonome, dhe në këto kushte për konstatimet e mësipërme ne duhet ta rrëzojmë dekretin e presidentit.

Në përfundim të debateve Komisioni i Ligjeve vendosi pro rrëzimit të dekretit të presidentit Meta.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *