Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rrëqethëse: Diabetike dhe mjekohet 4 herë në ditë, zbulohet identiteti i të miturës së rrëmbyer

Detaje tronditëse janë zbuluar për vajzën 13-vjeçare të rrëmbyer pasditen e sotme në kryeqytet, për të cilën mësohet se ka inicialet S.B dhe është rrëmbyer nga dy persona të maskuar.

Dëshmitarët kanë treguar se vajza ka qenë bashkë me motrën e saj të cilat sapo kishin zbritur nga furgoni që i transporton nga shkolla, dy persona me maska kanë zbritur nga një makinë tip “Fiat punto” ngjyrë e kuqe, duke e futur me forcë brenda saj dhe janë larguar me shpejtësi.

Gjithashtu mësohet se e mitura vuan nga diabeti dhe merr insulinë abitra dhe lancus  4 herë në ditë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë, ndërsa shtohet frika se nga kjo mund të pësojë edhe ndonjë problem të parikuperueshëm.

Prindërit e saj e kanë konfirmuar, duke thënë se nuk familja e tyre nuk ka asnjë konflikt të hapur me askënd.

“Nuk kemi konflite me asnjë. Nuk kemi asnjë dyshim. Nuk i japim dot shpjegim rrëmbimit të vajzës. Të dyja vajzat u kthyen si çdo pasdite. I priste gjyshja në shtëpi, i shoqëronte vajzat gjithmonë me sy“, kanë treguar prindërit

Policia ka thirrur prindërit e të miturës për hedhur dritë mbi shkaqet e rrëmbimit ndërsa postoblloqe të shumta janë ngritur në gjithë kryeqytetin për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *