Pas shkëmbimit të zjarrit me të shpallurin në kërkim në Rradhimë të Vlorës, mësohet se policia ka zgjeruar edhe rrezen e rrethimit të zonës.
Siç raporton Faxnews në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e Tiranës me Forcat Speciale, ndërsa hotelet e kësaj zone kanë mbyllur dyert dhe dritaret.
Turistët polakë kanë kërkuar ndihmë dhe janë shkokuar pas ngjarjes, ndërkohë që janë bllokuar brenda në hotele, ku asnjë nuk lejohet të dalë.
Ndërkohë që policia ka arrestuar Gaqo Gjinin i cili ishte shpallur në kërkim dhe mbetur i plagosur në këmbë. 38 vjeçari është shoqëruar nga policia, për në spitalin e Vlorës.
https://www.youtube.com/watch?v=_eRfybImaVA&feature=youtu.be