Rita Ora po akuzohet për falsifikimin e prejardhjes së saj në rrjete sociale. Kjo ka ardhur si pasojë e disa komentuesve në rrjetin social Twitter, të cilët zbuluan se këngëtarja është shqiptare, shkruan Daily Mail.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” më parë kishte rrëfyer për prejardhjen e saj, duke treguar se prindërit e saj kishin shkuar si refugjatë në Londër.
Por, për shkak të stilit që ajo prezantonte në skenë dhe paraqitjet e saj, ka bërë që shumë kritikues të akuzojnë atë për ‘blackfishing’.
‘Blackfishing’ është term, i cili përdoret për personat të cilët falsifikojnë prejardhjen e tyre, duke përvetësuar një kulturë tjetër.
“Kur e zbulon se Rita Ora nuk është person me ngjyrë dhe që të dy prindërit e saj janë të bardhë. Ajo ka qenë duke falsifikuar prejardhjen”, ka shkruar një komentues.
Postimet e këtij lloji kanë marrë mbi 100 mijë pëlqime, ndërsa Rita shihet me gërsheta të stilit afro-amerikane.
“Kur e zbulon se Rita Ora nuk është person me ngjyrë dhe që të dy prindërit e saj janë të bardhë. Ajo ka qenë duke falsifikuar prejardhjen”, ka shkruar një komentues. Ndërkaq, Rita dhe familja e saj u shpërngulën në Londër gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë mijëra persona.