Vala e dytë e koronavirusit duket se po kthehet në Itali pasi ditën e sotme ka shënuar shifër rekord të rasteve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19,143 raste të reja nga 182,032 teste të kryera gjatë javës.
Po gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndërruar jetën 91 pacientë duke e cuar në 37,059 totalin e viktimave.
Aktualisht janë 186,002 raste aktive, nga të cilët 1,049 ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ndërsa numri i të shëruarve u rrit me 2,352 persona duke e cuar në 261,808 totalin e të shëruarve që prej fillimit të dytë. (A.M/Faxweb.al)