Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rikthehen protestat e studentëve, Hoxha dhe Beqiri: Cila do të jetë risia, në Dhjetor kemi pasur presione

Në 22 Maj pritet që të rikthehen protestat e studentëve, pasi një pjesë e mirë e të rinjve thonë se ndihen të mashtruar nga qeveria, dhe se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

Të ftuar në studion e Fax News Dorjan Beqiri dhe Arlind Hoxha, studentë të Universitetit të Tiranës, u shprehën se në radhët e studentëve ka zhgënjim dhe se pjesëmarrja në protestën e 22 Majit pritet që të jetë masive.

“22 Maji do te jetë një grevë një ditore përpara Ministrisë së Arsimit, pasi shumë prej kërkesave tona kanë mbetur të paplotësuara. Përgjysmimi i tarifave është bërë vetëm për një vit, dhe ne nuk e dimë si do të shkojë më tej. Nuk do të ketë protesta që do të mbahen për ditë me radhë, synojmë që pjesëmarrja në këtë protestë të jetë shumë e madhe. Për arsimin ka vend gjithnjë për protesta të tjera”, u shpreh Beqiri.

E reja e kësaj proteste është se studentët janë të hapur që në këtë manifestim të jenë të pranishëm dhe pedagogë, por edhe qytetarë që kanë dëshirë që t’iu bashkohen.

‘’Presioni në Janar ka qenë shumë i madh ndaj studentëve. Ne duhet të tregojmë që jemi një rini që e duam arsimin, dhe nuk duhet të zgjedhim emigracionin si zgjidhje”, tha Hoxha.

Dy studentët kanë komentuar dhe zgjedhjet e fundit për Bordin e UT-së, një proces të cilin e quajtën si një farsë, dhe që nuk ka pasur mbështetjen e tyre. Hoxha dhe Beqiri u shprehën se pjesëmarrja në votime e studentëve ka qenë shumë e ulët.

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *