Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Rike na thotë dy fjalë për lidhjen me Kristian Prengën: Kurrë nuk do e bëj…

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një foto e ish-banores së “Big Brother”, Rike Roçit, me boksierin e njohur Kristian Prenga.

Rike e uronte Kristianin për ditëlindje me fjalët më speciale, duke i bërë të gjithë të mendojnë se ajo konfirmoi lidhjen me boksierin, për të cilën përflitej prej kohësh.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, shkruante Rike.

Mirëpo, pas lajmeve të shumta për konfirmimin e lidhjes nga ana e Rikes, kjo e fundit është revoltuar duke publikuar një status në InstaStory, ku mohon të ketë pranuar një romancë.

“Të bësh urime për një ditëlindje nuk do të thotë të konfirmosh lidhje ose që je duke u fejuar. Më lini rehat, përherë më keni bërë keq. E para, nuk jam modele. E dyta, keni 10 vite që ju ka ngel goja modelja e Big Brother. Kjo sepse nuk dini asgjë mbi jetën time por vetëm shpikni. Nuk kam folur kurrë për jetën time private e kurrë nuk do e bëj.”- ka shkruar Rike.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.