KQZ-ja ka gjetur sërish gabime në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit të koalicionit të Partisë Demokratike.
Gabimi ka të bëjë me faktin se PD-ja ka nëj numër më të madh kandidatësh nga ai që lejohet. PD-ja e ridepozitoi listën e korigjuar vetëm pak ditë më parë, pas problemeve në lidhje me kuotat gjinore.
Komisioni Qëndror i zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të diskutuar mbi listat shumë emërore të kandidatëve për deputet nga forcat politike.
Listat e Nismës Thurje dhe ajo e Lëvizjes së Re u miratuan pas korrigjimit, ndërsa lista e koalicionit opozitar sërish ka probleme. Edhe kësaj herë janë dërguar lista me më shumë emra seç duhet, që bëri që Komisioni të marr një pushim për tu rikthyer me një vendimmarrje.
“Koalicioni opozitar, që i ishte kthyer lista për korrigjim, ata kanë depozituar dokumentacionin e korrigjuar dhe është konstatuar se ka më shumë kandidatë seç duhet në Elbasan, Dibër,Fier, Berat, Durrës, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër , Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.”, tha sekretari i KQZ.
Lista
Elbasan 6 kandidatë më shumë
Dibër 3 kandidatë më shumë
Fier 6 kandidatë më shumë
Berat 6 kandidatë më shumë
Durrës 6 kandidatë më shumë
Korçeë 9 kandidatë më shumë
Kukës 6 kandidatë më shumë
Lezhë 3 kandidatë më shumë
Shkoër 9 kandidatë më shumë
Tiranë 9 kandidatë më shumë
Vlorë 6 kandidatë më shumë
Gjirokastër 9 kandidatë më shumë.
(E.H/Faxweb.al)