Në një lidhje me “Skype” për emisonin “Provokacija”, mjeku Skënder Brataj njëkohësisht edhe shefi i urgjencës mjekësore i cili është tashmë i prekur nga COVID-19 ka folur për pandemi e shkaktuar na kornavirusi.
I pyetur nga ndrejtuesi i emisionit se ku mund të jetë infektuar Brataj u shpreh se infektimi i doktorëve sipas studimeve të bëra në vendet ku infesksioni u përhap ka treguar se edhe stafi mjekësor është i prekur.
“Jemi në linjën e parë dhe kemi të bëjmë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me pacientin e infektuar. Momentet e infeksionit të parë që u zbulua në Shqipëri ishte data 8 mars. Por deri në ato momente duke pasur parasysh edhe periudhën e inkubacionit , mendohet se virusi ka qenë disa ditë para datës 8.
Nuk e kam idenë si mund ta kem marrë virusin. Por ne kishim një fluks shumë të madh përveç pacientëve. Kishim trajnim të stafit, afërsi me njerëzit, më pas u kaluam direkt në praktikën e rasteve të infektuar.
Procedurat që kanë shumë rëndësi është mënyra e veshjes sepse duhet që asnjë pjesë e trupit nuk duhet të mbetet pa veshur. Një mënyrë e rëndësishme është edhe momenti kur zhvishesh sepse mund të jetë infektuar e gjithë uniforma. Ndoshta kanë qenë ato momentet e shkujdesjes”, tha Brataj.