Spanja është një ndër vendet më të prekura në Europë si pasojë e koronavirusit. Pas Kines dhe Italisë e dyta është Spanja ku bilanci i viktimave ka shkuar në 5802
Por sot Oborri Mbretëror i Spanjë është tronditur pasi Princesha Maria Teresa ka ndërruar jetë pas konfirmimit të saj si e prekur nga COVID-19.
Lajmi bëhet me dije nga mediat vendase të cilat shkruajnë se se Princesha ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
Por kush ishte Princesha Maria Teresa?
Ajo lindi në Paris, Francë në 28 korrik 1933 nga prindërit, Princi Xavier dhe Madeleine de Bourbon, të cilët kishin gjithsej gjashtë fëmijë.
Mbretërorët janë anëtarë të Shtëpisë Bourbon-Parma e cila është një degë kadetare e familjes mbretërore spanjolle, e prejardhur nga dinastia franceze Capetiane.