Duke marrë shkas nga muaji tetor që është edhe muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, aktori i Portokallisë Rezart Veleshnja ka rrëfyer historinë e tij personale.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale në Instagram, Veleshnja ka ndarë me fansat një moment vëshirësie dhe dhimbjeje të tij, por që përfundoi mirë dhe tashmë aktori është i lumtur. Nëna e tij vuante nga kanceri i gjirit por tashmë ajo e mundi këtë sëmundje dhe gëzon shëndet të plotë.
“Sot mendova ta ndaj me ju edhe pse mund te duket pak e cuditshme por gezimi qe kam ma lejon kete! Pas nje lufte me kancerin e gjirit qe nena ime kaloi arrita te kuptoj se jakat e bardha shqiptare jane me te aftet ne bote jam krenar per kirurget Shqiptar. Ky eshte Helidon Nina, nje nga kirurget me te mire i cili shpetoi edhe jeten e nenes sime! Te jam mirenjohes! Zoti te bekofte ty edhe familjen tende! “(flm QSUT)- ka shkruar aktori i humorit.