Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ky vend vjen era….”, pedagogu Prifti zbulon pse iu bashkua Nismës: Pushteti është në delir, Tirana një kapsllik i madh, ku flemë ne zdromsat

Pedagogu Rezart Prifti ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku komentoi angazhimin e tij politik pranë Nismës, dhe deputetes Rudina Hajdari. Prifti tha se Nisma synon që të mbledhë rreth vetes jo vetëm njerëz të pakënaqur, por individë të formuar që synojnë të ndryshojnë vendin.

“Unë e kam thënë disa herë që Nisma është një krijesë me orientijm djathtas, Rudina i tha jo një partie të madhe, dhe mori shumë kosto me vete, pa harruar që është femër dhe paragjykohet. Ideja jonë ishte që ne të bashkonim të gjitha këto rryma, dhe ti bënim një pyetje vetes, do ikim poshtë apo do ikim lartë.

Këta njerëz që janë në pushtet janë në delir, janë në perversitet, kemi mundësinë që të vendosim precedentin për të ndryshuar pllakën, që kësaj shoqërie nuk i ka vdekur akoma shpirti. Merrja lekët nga halli, por votën mos ia jep, trego që brenda teje ka mbetur një shenjë rezsistence.  

Janë mijëra njerëz nën 14 vjeç, që kanë aplikuar për azil dmth ti që fëmijë e kupton që ky është një vend që vjen era… tmerr. Ti ske asnjë vend ku mund të vesh, ka dy orë sot Policia me një 75 vjeçar dhe nuk po i jep dot dum. Ne zdromsat që jetojmë në Tiranë vetëm flemë, kapsllik i madh gjithandej, në Tiranë nuk jetohet më.

Duhet të vritet e përdhunohet një njeri që të bëhet një emision në darkë, nuk ka emision në darkë pa një pervers që ka bërë ndonjë gjë gjatë ditës. Ka 7 vite në këtë vend që nuk diskutohet një politikë zhvillimi.

Të mblidhen të gjithë njerëzit që mund dhe duan të bëjnë një ndryshim, ne si shoqëri nuk e kemi kuptuar që nëse nuk bën atë që do nuk mund ta bësh. Ndaj sheh njerëz të vërejtur gjithandej, se bëjnë gjërat që nuk duan, iu ikën 20 vite duke bërë gjëra për inat. Nuk ka ngelur debil pa bërë parti, ideja jonë është që ne na duan njerëz, me lista të hapura ty kryetari nuk ka se çfarë të bën, heq principin që këtu është çështje partie.

Na duhen njerëz të mira dhe jo parti të mira, Nisma është një platformë me njerëz që mirë që do të synojë të jetë në garë”, u shpreh Prifti.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *