PREFEKTI I QARKUT DURRËS
Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave
Informacion i orës 21:00, mbi situatën në territorin e Qarkut Durrës.
Në bazë të informacioneve të vazhdueshme të marra nga strukturat përgjegjëse vendore, si dhe nga strukturat e gadishmërisë së përhershme konfirmohet se në të gjithë teritorin e Qarkut Durrës, vijojnë në mënyrë të vazhdueshme reshjet e shiut me intensitet të mesëm – të lartë.
Institucioni i Prefektit ka qenë gjatë gjithë kohës në monitorim të plotë dhe të përgjegjshëm të situatave në të gjithë teritorin e qarkut duke menaxhuar, koordinuar veprimet e strukturave përgjegjëse vendore.
Konkretisht, situata sipas bashkive është si më poshtë:
-Hidrovori i Porto Romanos dhe i Hamallajt janë në gadishmëri të plotë duke punuar me kapacitet të plotë, pavarsisht prurjeve me intensitet të lartë. Nga raportimi me OSHEE nuk ka pasur ndërpreje të energjisë elektrike;
-Prurjet në lumin Erzen janë të shtuara por brenda kuotave. Aktualisht është në pikën kritike për të dale nga shtrati në fshatin Hardhishtë, Njësia Gjepalaj, Bashkia Shijak. Kurse në lagjen Erzen, qyteti Shijak uji ka kaluar brezin e pare të argjinaturës por është larg pikes kritike. Do të ketë rrezik vetëm nëse do të ketë shkarkime nga rezervuari i Murdares (pjesë e Qarkut Tiranë);
-Prurjet në lumen e Gjoles janë rritur, duke iu afruar bazamentit të urës (për këtë kërkohet bashkëpunimi me AKMC për të mos lejuar shkarkimin me intensitet të lartë të ujit të liqenit të Bovillës, pasi do të rriste mundësinë e përmbytjeve);
-Për shkak të prurjeve të shumta lumi Ishëm në zonën e Murqine, Lagja Bregu Lumit si dhe fshatin Bilaj Njësia Administrative Bubq, ka dalë uji në fshat, kanalet janë tejmbushur duke mos kryer më funksionin e tyre;
-Stacioni i ri i ujit të pijshëm është jashtë fanksionit, duke bërë që furnizimi të bëhet nga sistemi i vjetër i furnizimit (i reduktuar). Nga ana e UKD po punohet për kthimin në normalitet të sistemit të ri;
-Akset rrugore janë të kalueshme deri tani. Policia e Shtetit ka dyfishuar patrullat e shërbimit. Problematike kanë qenë kalimi në aksin rrugor tek Shkëmbi i Kavajës dhe tek Unaza (pjesë e Bashkisë Durrës).