Reperi amerikan Lil Yachty, emri i vërtetë i të cilit është Miles McCollum, u arrestua dhe u akuzua për vozitje të makinës me shpejtësi mbi normat e lejuara. Artisti u ndalua nga efektivët policorë në një autostradë ndërshtetërore në Atlanta.
23-vjeçari po ngiste një Ferrari të bardhë me shpejtësi 240 km/h në momentin e arrestimit. Ai u dërgua në burgun e Atlanta City ndërsa automjeti i tij iu dha një shoku.
Edhe pse mediat e huaja shkruan se ai ishte në burg, vetë reperi me anë të një postimi ka treguar që është i lirë dhe jo në qeli.