Fushë Kruja është blinduar këtë mëngjes nga Forcat Renea dhe ato të FNSH-së, të cilat janë duke ushtruar kontrolle, pasi dyshohet se aty fshihen autorët e vrasjes së Everest Çakës.
Forcat Speciale janë duke ushtruar kontrolle, në banesa dhe biznese të ndryshme. Gjithashtu janë ngritur edhe pika ndalimi në akse të shumta rrugore. Këto kontrolle janë duke u kryer pasi në këtë zone dyshohet se janë fshehur atorët e vrasjes së 41-vjeçarit ne Elbasan mbrëmjen e djeshme.
Të gjitha dyshimet e deritanishme janë që vrasja e Çakës është kryer nga vrasës me pagesë, të cilët e dogjën mjetin që përdorën në krim në afërsi të stacionit të trenit në Durrës, dhe mund të jenë larguar më pas pikërisht drejt zonës së Fushë Krujës.
Kush ishte Everest Çaka
Everest Çaka i cili mbeti i vdekur këtë të martë në qytetin e Elbasanit, mësohet se njihet dhe me emrin Ibrahim Çaka. Viktima mesohet se është djali i tezes së Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë.
Ndërkohë disa vite më parë, Everest Çaka ka humbur vëllain e tij i cili u ekzekutua në Barcelonë me armë zjarri. Bëhet me dije se Arjan Spahiu është vëllai i kunatit të Indrit e Erjon Alibeajt. Ky i fundit është i arrestuar si organizator i vrasjes së Renis Rugaj dhe Emiljano Ramadani.
Ndërsa Indrit Alibeaj mbeti i vdekur në Dhjetor të 2018 në një atentat në rrethrrotullimin e Bardasheshit. Në këtë atentat mbeti i vdekur edhe xhaxhai i tij Arbër Dylgjeri dhe një shtetas turk.
Ky aksion i FNSH-së vjen në një kohë kur vendi është nën pushtetin e krimit, ku në më pak se dy ditë, 3 persona javë vrarë e disa të tjerë janë plagosur pas përdorimit të armëve të zjarrit.
Bledar Birçaj, është biznesmeni 40-vjeçar që u ekzekutua në Vlorë të hënën, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme në Elbasan në një atentat të ngjashëm u vra Everest Çaka, si rrjedhojë e përplasjeve të vjetra mes grupeve kriminale në këtë qytet.
Ndërkohë në lagjen 5 Maji në Tiranë, pas orës së ndalimit të qarkullimit, u vra Mehmet Qema, nga shoku i tij Marjus Dema, ndërsa puna e Policisë mbeti vetëm të raportonte vetëdorëzimin e autorëve.
(E.K/Faxweb.al)