Fax News mëson detaje të reja nga aksioni i ndërmarrë dje nga forcat RENEA në Shkodër dhe në Fier, ku burimet bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në kontrolluar 18 lokale, dhe 21 ambiente të ndryshme.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë shoqëruar për verifikim në Shkodër e Fier, 23 persona të identifikuar si perosna me precedent kriminal apo me tendencë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Zyrtarisht nga aksioni i ndërmarrë në dy qytete, është arrestuar vetëm një person në Fier, të cilit iu gjet një armë pa leje, të cilën e kishte fshehur në çantën e dorës.
Sipas Policisë, i riu i identifikuar si Indrit Hoxhaj (Kuçi), është person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje.
Dy ditë më parë RENEA ushtroi kontrolle dhe në Vlorë, Tiranë dhe në Elbasan, aksion i cili çoi në pranga Edison Begajn, të cilit po ashtu iu gjet një armë pa leje, ndërkohë që jo më larg se një muaj më parë i shpëtoi një atentati.
(E.K/Faxweb.al)