Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rektorati merr vendimin, a do të zhvillohet mësim javën tjetër tek Universiteti Politeknik?

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës nuk do t’i rikthehen mësimit as javën e ardhshme. Vendimi u bë i ditur nga rektorati i universitetit. Sipas njoftimit për mediat, kjo shtyrje e rifillimit të procesit mësimor bëhet sepse do të riparohen dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

“Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës,  në mbledhjen e datës 06.12.2019, pasi shqyrtoi raportin teknik të vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesat e UPT, hartuar nga grupi i ekspertëve të ngritur me Urdhërin e përbashkët të Rektorit dhe Administratorit të UPT Nr. 147 datë 26.11.2019 dhe rekomandimet e dhëna në të , vendosi:

  1. Ndërprerjen e procesit mësimor në Universitetin Politeknik të Tiranës edhe gjatë javës në vazhdim (datë 09.12.2019 deri në datë 13.12.2019) me qëllim kryerjen e riparimeve të nevojshme për të mundësuar zhvillimin normal të procesit mësimor.

2. Rifillimi i procesit mësimor do të njoftohet në ditët në vijim”, thuhet në vendimin e rektoratit. Kujtojmë që pak orë më parë Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni lajmëroi se mësimi do të rifillojë në datën 10 dhjetor.

(M. I./ Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *