Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me regjistrimin e studentëve në universiteteve.
Xhelaj ka zbuluar se pavarësisht se bëhej fjalëpër mbylljen e raundit të parë të regjistrimeve, në disa prej programeve të studimit si ato të mjekësisë, inxhinerisë apo informatikës, kuotat e regjistriemve ishin ezauruar në masën 100%.
Ndërsa shtoi se interesi më i madh i regjistrimeve sërish ishte për degët e mjekësisë së përgjithshme dhe teknologjisë së informacionit.
“Kemi një proces normal, pak më mirë se vitin e kaluar, duke pasur parasysh se numri i të regjistruarve në raundin e parë, ka qenë më shumë se 5 mijë maturantë. Ka disa programe studimi të cilat janë ezauruar në masën 100%, janë në total 15 programe të tilla, por nuk besoj se këto kanë qenë më të kërkuarat. Mund të themi se programet më të kërkuara janë preferuara janë ato të degëve të mjekësisë apo tekonologjisë së informacionit. Në këto momente, kemi disa degë të mjekësisë që i kanë ezauruar plotësisht kuotat, siç është mjekësia e përgjithshme.
Gjithashtu edhe farmacia dhe stomatologjia. Edhe në rrethe programet e mjekësisë janë ezauruar në masën 100%. Fakulteti i arkitekturës i ka plotësuar në masën 100% të gjitha kuotat dhe programin e informatikës nga Teknologjia e Informacionit që është ezauruar me kuotat deri në 99%.
Sa i përket programeve që nuk kanë mjaftueshëm studentë nuk mund të bëjmë një analizë të shpejtë të situatës pasi janë edhe 8 faza të tjera, gjatë se cilave maturantët mund të aplikojnë. Ka akoma kohë për të parë nëse do ketë programe me zero regjistrime. Ka programe me pak regjistrime por duhet mbajtur parasysh kjo që kemi akoma edhe rreth 9 mijë aplikantë”– u shpreh Xhelaj.