Deputetja e PD-së, Sorina Koti ka zbardhur takimin e mbajtur me ambasadoren amerikane Yuri Kim, në kryesinë e kuvendit.
Koti tha se në cilësinë e nënkryetares së komisionit të ekonomisë, Kim i kishte shprehur shqetësimin mbi pastrimin e parave në Shqipëri, duke i kërkuar që të merreshin më shumë detyra përsipër për mirëqenien e qytetarëve.
Sa i takon Berishës, deputetja u shpreh se nuk kishte patur bisedime mbi të por vetëm mbi burgosjen e personave që
Deputetja e PD-së, Sorina Koti: Kam informuar ambasadoren për situatën reale ekonomike të Shqipërisë, duke u përqendruar tek situata e rënduar ekonomike për shkak të keqmenaxhimit.
Morëm mbështetje nga ambsadorja duke na kërkuar që të jemi ne ata që të marrim përsipër më shumë detyra për mirëqenien e qytetarëve. Në cilësinë e nënkryetares së komisionit të ekonomisë, i bëra të qartë ambasadores se ne si forcë politike kemi bërë propozimet tona për ringritjen ekonomike të Shqipërisë.
Në pamje të parë dukej se kishte një relatë institucionale mes komisionittë ekonomisë dhe ambasadores amerikane. Nuk u diskutua për Berishën.
Ambasadorja shprehu shqetësimin për pastrimin e parave në Shqipëri, korrupsionin e lartë dhe inceneratorët. Ambasadorja theksoi se reformat duhet të ishin më agresive dhe se duhej të shkonin në burg personat e përfshirë në aktivitet korruptive.