Redi Jupi i është bashkuar sot mbledhjes së asamblesë së PS-së në Bërzhitë, ndërsa ka zbuluar arsyet se pse mbështet Erion Veliajn për Tiranën.
“Unë ja kam thënë dhe Erionit që nëse ne më parë kemi pasur probleme me oraret e fëmijëve, në strukturat e stërvitjes, falë shtimit të shkollave në Tiranë nuk i kemi më këto probleme. Erioni ka qenë një nga njerëzit që më ka mbështetur më së shumti gjatë kohës kur unë kam nisur strukturën sportive. Unë Erionin e kam mik të afërt, dhe jam pjesë dhe e Këshillit Bashkiak, por unë tek ai kam parë shumë punë që bëhet”, u shpreh Jupi.
Kryebashkiaku i Tiranës foli me superlativa për Redi Jupin, i cili iu bashkua sot PS-së, dhe tha se ai është një nga djemtë dhe sportistët më të mirë që ka njohur.
“Kushdo që ti bashkohet skuadrës sonë le të vijë, pasi ata të tjerët nuk janë as skuadër, siç një futbollist ndërron skuadrën, edhe ne jemi të hapur për këdo që do të vijë te ne, që jemi ekipi kampion. Ne nuk e lëmë kurrë lojën në mes, ne e kemi pasur ekipin e tyre, e kishim ne lojën vitin e kaluar dhe ata nuk erdhën, ikën në mes të lojës nga Kuvendi“, u shpreh Veliaj, duke iu referuar të gjithë personave që duan ti bashkohen PS, dhe janë zhgënjyer nga opozita.
(E.K/Faxweb.al)