Sekretari i marrëdhënieve me jashtë i Partive Popullore Europiane (PPE), Patrick Voller, ka reaguar me anën e një postimi në Twitter për ndryshimet kushtetuese që u ndërmorrën ditën e djeshme nga mazhoranca në Kuvend. Sekretari i partive popullore të qendrës së djathtë u shpreh se është shumë i trishtuar që ndryshimet kushtetuese nuk u zhvilluan në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Gjithashtu ai theksoi se këto ndryshime duhet të rregullohen me kodifikim.
“Shumë i trishtuar që votat e fundit kushtetuese nuk u zhvilluan në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Duhet të korrigjohet me kodifikim!”- shkroi Veller në Twitter.