Ish kryetari i Qarkut Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Qarku Kukës për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” të publicistit Veton Surroit.
Elezi ka rreshtuar edhe arsyet se pse i është dhënë ky titull Surroit, duke theksuar se veprimi i këshillit është i pamatur dhe joligjor.
Më tej Elezi shton se prefekti i Qarkut Kukes duhet ta rikthej per rishikim vendimin e Keshillit te Qarkut, antaret e tij duhet te degjojne dhe te arsytojne.
Postimi i plotë: Kohe absurditetesh! Po shoh ne media dhe sapo ma konfirmuan se Keshilli i Qarkut Kukes i ka hequr titullin “Nderi i Qarkut Kukes” publicistit, gazetarit dhe politikanit Veton Surroj, me origjine nga Kukesi.
Ky nje veprim i pamatur dhe jo ligjor. Arsyet qe Veton Surroit iu dha ky titul nga Keshilli i Qarkut kane qene te qarta : – Publicist i njohurm autor i shume botimeve. – Gazetar i njohur, themelues dhe gazetar i nje prej gazetave me te madhe ne Kosove, Koha Ditore. – Politikan i njohur pjesmarres ne konferencen e Rambujese dhe themelues i levizjes politike ORA, ne 2004 mori 6 % te votave dhe z,Surroi u largua per shkak te mosarritjes se objektivit te tij, akt te cilin sot nuk e ben asnje politikan i kosoves edhe pse kane disa here me disfata.- Me origjine nga Surroj i Kukesit.
Nese ndonje nga keto te dhena te faktuara ne dosjen perkatese qe shoqeron dhenien e titullit eshte e fallsifikuar, atehere edhe mund te diskutohej edhe nese ndonje fakt apo veprim do te njolloste imazhin e tij, por qe ti hiqet titulli per shkak te mendimeve te tij, ky eshte nje absurd.
Para se ti jepej ky titulli, si Kryetar i Keshillit te Qarkut kam gjykuar dhe argumentuar se Veton Surroj eshte nje personalitet i shquar, ndonese nuk ndaja te njejtat pikpamje politike me te.
Por dhenia e titujve nuk eshte ceshtje me natyre personale. Mendoj qe Prefekti i Qarkut Kukes duhet ta rikthej per rishikim vendimin e Keshillit te Qarkut, antaret e tij duhet te degjojne dhe te arsytojne.