Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Konservatorët europianë dënojnë ndryshimet e njëanshme kushtetuese, thirrje Ramës: Qëndroji marrëveshjes së 5 Qershorit

Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë – ECR, një nga grupet më të fuqishme politike në Parlamentin Europian, kane dënuar ashpër kryeministrin Rama për prishjen e konsensusit përmes ndyshimeve të njëanshme të Kushtetutës, të cilat ECR i cilëson në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë.

ECR ka ashpërsuar tonet teksa deklaron se këto ndryshime bien ndesh me rekomandimet e OSBE-se dhe janë të papajtueshme me standartet e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

ECR i është drejtuar partise në pushtet me thirrjen e drejtpërdrejtë që ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit dhe kodifikimit konsensual të kësaj marrëveshje që është miratuar dhe është tashmë ligj.

Më poshtë deklarata e plotë zyrtare e Partisë së Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR:

“Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë.

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë-ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, e cila është në kundërshtim të rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me standartet dhe normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë – ECR i bën thirrje partisë qeverisëse në Shqipërisë ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kodifikimit të saj të miratuar në mënyrë konsensuale, që është tani ligj.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *