Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gjenden párcelat me kanàbis, arréstohen 2 familjarët e kryebashkiakut Mallakastër: Po bëhet lùftë për lirimin e tyre

Sot është kryer një aksion i pòlicisë së Mallakastrës në fshatin Corrush për kultivim të bimëve narkòtike dhe janë árrestuar dy persona, të cilët janë xhaxha e nip. Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një reagim në Facebook duke thënë se dy të ndaluarit janë vëllai i kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj dhe nipi i tij. Gjatë kontrolleve të kryera janë kapur dy párcela ku ishin mbjellë 35 dhe 48 fidanë kánabis sativa që i përkasin atyre.

Në mesazhin e dërguar nga qytetari dixhital, Berisha shkruan: “Arrèstohet për drògë vëllai i narkokryetarit monist të Mallakastrës! Ndërhyrje të fuqishme nga narkoshteti për lirimin e tij. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema Doktor! Para rreth një ore janë árrestuar në kushtet e flagrancës vëllai kryetarit Bandit i dènuar në Greqi të Bashkisë Mallakaster Qerim Ismaili dhe djali xhaxhait tij për kultivim të bimëve nárkotike. Janë árrestuar në shtëpinë e tyre në Corrush Mallakstër.

Ju lutem publikoheni se po bëhet lùftë në komisariat për lirimin e tyre! Për të ruajtur anonimatin e burimit informacionit ju lutem na ruani anonimatin! Qofsh mirë.”(A.N/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *