Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi, i pari nga personeli shëndetësor që ínfektohet dhe nuk arrin ti mbijetojë sèmundjes. Pasi shpreh ngushëllimet, Meta i përsërit thirrjen qeverisë që të garantojë përgjegjësi dhe transparencë për stafin që po përballet çdo ditë me rrèzikun.
Reagimi i presidentit Meta: Tepër e dhímbshme dhe shòkuese hùmbja e jetës së Profesorit të nderuar të Universitetit të Mjekësisë, Doktor Arjan Pushi, hematologut të shquar me një kontribut të spikatur në dekada në sistemin tonë shëndetësor.
Kjo është hùmbja e parë e jetës nga mantelbardhët tanë, të cilët prej disa muajsh po ndeshen në vijën e parë me këtë pándemi, që tregon se jo vetëm rrèziku nuk ka kaluar, por çdo nënvlerësim do të jetë me pasoja tepër sèrioze për shëndetin, jetën dhe ekonominë.
Ndaj apeloj nevojën për të fòrcuar përqendrimin e të gjithë institucioneve për respektimin me rigorozitet nga të gjithë të protokolleve shëndetësore, si dhe përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrèzikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.
Ngushëllimet më të ndjèra familjes Pushi, të afërmve dhe kolegëve të Profesorit, për këtë hùmbje të madhe të pazëvendësueshme!(A.M/Faxweb.al)