Faik Nelku, një fermer në zonën e Petrelës në Tiranës, ka ngritur në Fax News një shqetësim në lidhje me një sëmundje që ka prekur bagëtitë e tij.
Nelku ka deklaruar se 70 krerë dhi kanë ngordhur në mënyrë të menjëhershme, brenda dy javësh. Fillmisht fermeri u shpreh se ngrodhinin 2-3 krerë në ditë dhe së fundmi po ngordhin nga 10-15 krerë në ditë.
Ai u shpreh se sipas veterinerit, sëmundja ka prekur dhitë pasi ai nuk u ka bërë një vaksinë. Fermeri ka kërkuar ndihmë tek Ministria e Bujqësisë, por nuk ka marrë një zgjidhje.
“Kam pasur 140 kokë bagëti më kanë ngodhur 70 krerë. Nuk e di ka dalë një sëmundje që nuk kam bërë një vaksivë që duhej bërë. Atë kanë nxjerrë shkak, por veterineri duhet të më tregonte më parë.
Sipas veterinerit, hoqa jonxhën, pas vaksinave i kam përdorur të gjitha. Ka mbi dy javë. Më ngordhin 10-15 çdo ditë. Sot që isha te drejtoria, sot më thanë mua do të shkosh në komunë dhe atje do të kesh një dëmshpërblim.
Nuk po kërkoja lekët, por që mos të përhapej sëmundja. Nuk kam lënë njeri pa sjellë këtu. Bëra një kerkesë në ministri. Unë kam 15 vite që kam bagëti dhe nuk më ka ndodhur më parë.Në Greqi kam punuar.
Mund të më mbarojë tufa, sot më thanë mund të ndihmojmë ndonjë krah nëpëmjet komunës, pastaj për ndordhjen do të verifikohet.
Kam qenë tek ministria e Bujqësisë, me dhanë një letër. Nuk kam gjetur asnjë zgjidhje. Po të gjitha bagëtitë po ngordhin. 20 janë gati për të ngordhur. Kam shkuar tek drejtoria e Ministrisë së Bujqësisë nuk me kanë dhënë zgjidhje.”-tha fermeri.