Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 104 persona të infektuar me koronavirus nga 918 teste të bëra.
Sipas të dhënave nga autoritet shëndetësore 13 pacientë kanë humbur jetë shkak i Covid-19, konkretisht katër nga Shkupi, katër nga Prilepi, një nga Velesi, një nga Ohri, një nga Kavadari, një nga Probishtipi dhe një nga Negotina, të gjithë në kushte spitalore.
Nga ana tjetër 539 persona janë shëruar nga virusi. Numri i rasteve aktive në vend deri tani ka shkuar në 15 970.