Greqia ka regjistruar një tjetër rekord të rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit. Janë shënuar 935 raste të reja ndërsa kanë humbur jetën pesë pacientë. Mediat greke sqaruan se 44 të infektuar u zbuluan pasi kishin hyrë në vend nga shtete të tjera.
Athina mbart më shumë raste, por në hartën greke të shpërndarjes së rasteve nga COVID-19 shumë probleme paraqet veriu ku disa qytete si Kozani dhe Kosturi janë në ”Lock-Down”, një rajon i Kretës si dhe ishujt kufitarë me Turqinë.
Ndërkohë nga rastet aktive, 91 pacientë ndodhen të intubuar. Mosha mesatare e tyre është është 66 vjeç. (A.M/Faxweb.al)