Elbasani ka shënuar një shifër të lartë të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit. Burime bëjnë me dije se janë infektuar 22 persona, mes të cilëve janë qytetarë të thjeshtë, pensionistë si dhe dy mësues. Njëri prej tyre jep mësim në një gjimnaz në Elbasan, ndërsa tjetri në një shkollë 9-vjeçare në Njësinë Administrative Labinot-Fushë.
Rastet e reja që pritet të konfirmohen në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë mund të çojnë në 22 numrin e mësuesve aktivë në Elbasan. Ndërkohë në listën e sotme, konstatohet se i ka dalë tamponi negativ kirurgut Bujar Kllogjeri, ndërsa vijon të jetë pozitive drejtoresha e shërbimit social Marsida Haxhiu.
Sa i takon klasës së mbyllur një ditë më parë në gjimnazin “ Dhaskal Todri” pasi një nxënës rezultoi pozitiv, u realizua tamponi për 8 të tjerë ndërsa nuk kanë dalë ende përgjigjet duke mbajtur në ankth nxënës, mësues dhe prindër, ndërsa nxënësit e klasës së mbyllur po vijojnë me mësimin online. (A.M/Faxweb.al)