Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knun Fleckenstein, ka bërë një analizë të gjatë për nevojën e zgjerimit të BE-së.
Në analizën e tij parlamenti gjerman thekson se BE duhet të nxisë strategjinë e saj për zgjerim, ku pjesë e saj të behët dhe Ballkani Perëndimor.
“BE ka nevojë për strategji aktive të zgjerimit. Të nxitet procesi i anëtarësimit në Ballkanin perëndimor”, shprehet Fleckenastain.
Sipas tij, shtetet e Ballkanit duhet të vijojnë progresin ekonomiko-politik dhe ne çdo hap të tyre do të kenë ndihmën e BE-së, ku një shembull i qartë është Shqipëria.
“Ballkani perëndimor të ruajë vrullin e reformave. Shqipëria shembulli që BE e përkrahu për reformën. Duhet të vijojë progresi politiko-ekonomik në të gjitha vendet e BE-së”, përfundon artikulli me titull “Pse zgjerimi ka rëndësi”. (A.R/SHUPLAKA)