AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Raportoi vdekje natyrale të vjehrrës, policia zbulon vrasjen dhe arreston nusen bashkë me…

Një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo nuk ka pësuar vdekje natyrale por është helmuar nga nusja e djalit.

Fax News bwn me dije se policia ka arrestuar nusen Marjana Cmeta dhe ka shoqëruar tre persona të tjerë për moskallëzimin e krimi.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 dhe vdekja e 48-vjeçares Lami u raportua si vdekje natyrale. Por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen.

Mes personave të shoqëruar janë bashkëshorti i autores së dyshuar dhe vjehrri.

Të arrestuarit mësohet se janë shtetasit:

  1. Marjana Cmeta, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”.
  2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
  3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
  4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

(E.L/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *